Paloka: As më i ulti s’do e vinte fytyrën në një palaçollik të tillë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me një postim në Facebook për akuzën politike të urdhëruar nga Rama, prej 500 faqesh që i është bërë liderit të opozitës, Sali Berisha.

Paloka shprehet se e ka të vështirë të besojë që edhe sot ka njerëz që pranojnë të përdoren kaq trashë e në mënyrë kaq të fëlliqur si këta të “drejtësisë së re”.

“Këta ose janë nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose janë të kapur me dosje të zeza nga e shkuara e tyre që pranojnë të përdoren në mënyrë kaq poshtëruese sepse në kushte normale as me i ulti nga qeniet njerzore nuk do e vinte fytyrën e tij në një palaçollik të tillë”, shkruan Paloka.

Reagimi i plotë

Dosja 500 faqe “e korrupsionit” të Berishës…!!!

Që këtu fillon propaganda e fëlliqur “500 faqe dosje”.

Po kur e lexon…

E kam të vështirë të besoj që edhe sot ka njerëz që pranojnë të përdoren kaq trashë e në mënyrë kaq të fëlliqur si këta të “drejtësisë së re” ?!!!

Këta ose janë nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose janë të kapur me dosje të zeza nga e shkuara e tyre që pranojnë të përdoren në mënyrë kaq poshtëruese sepse në kushte normale as me i ulti nga qeniet njerzore nuk do e vinte fytyrën e tij në një palaçollik të tillë!

Edhe Sigurimi i Shtetit dhe prokuroria e diktaturës, ishin me pak qesharakë kur ngrinin akuza për “armiqtë e Partisë”.

Këta të drejtësisë së Rames, po ta kishin akuzuar Berishën për vrasjen e Kenedit do ishin më të besueshem se sa kjo letyra prej 500 faqesh…

About Redaksia

Check Also

Rama: BE është treguar e padrejtë ndaj nesh! Na ndihmoi Putini…

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu ku ndodhet për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave …