Berisha: Skrapi, organizatë kriminale si mburojë e krimit elektoral!

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi SPAK si një organizatë kriminale e cila është kthyer në mburojë të krimit elektoral në vend.

Berisha tha se, Skrapi, kjo organizatë kriminale është bërë mburojë e krimit elektoral, me qëllimin e vetëm që të sigurojë vazhdimin e pushtetit të krimit.

“Shqiptarët kanë humbur votën dhe pa votë nuk ka shtet ligjor.

Pa votë të lirë nuk ka liri dhe të drejta njerëzore.

Pa votë të lirë shpresa zbehet dhe shuhet.

Pa votë të lirë ecet drejt errësirës.

Pa votë të lirë ecet drejt të shkuarës.

Pa votë të lirë ecet drejt rrënimit.

Këta jemi ne sot.

Dita e demokracisë e gjen Shqipërinë me media të skllavëruara, media të pushtuara nga narkoshteti. E gjen Shqipërinë me një censurë që e ka njohur vetëm në diktaturën më të zezë komuniste.

E gjen Shqipërinë me gjithë përpjekjen guximtare të gazetareve e gazetarëve trima, përsëri linjat editoriale diktohen të gjitha nga zyra e zezë e Edi Ramës.

Në Shqipëri, njëlloj si dikur në diktaturë mediat hapin lajmet dhe faqet e tyre me të njëjtin titull siç e dikton zyra e kreut të krimit.

Në Shqipëri, mediat bëhen ortake në shpalljen e dështimeve, sukses që bën qeveria dhe akoma më keq në shpalljen e grabitjes dhe konfiskimit të votës, në fitore të qeverisë.

Dita e demokracisë e gjen Shqipërinë një vend pa drejtësi, një vend me drejtësi të munguar, një vend me drejtësinë në kontroll të plotë.

Shqiptari sot është i vetmi qytetar në botë, si në asnjë shtet tjetër të çfarëdo forme qoftë, që duhet të presë mbi 14 vite për një çështje civile.

Që duhet të presë mbi 10 vite për një çështje penale. Por Shqipëria është i vetmi vendi i planetit ku krimi elektoral, monstruoz nuk ndëshkohet, por bëhet mburojë e dhunimit masiv të zgjedhjeve nga këta kriminelë elektoral.

Dumanët, Krajat këta armiq të egër të opozitës dhe demokracisë sillen njëlloj si paraardhësit e tyre në diktaturës.

Skrapi kjo organizatë kriminale është bërë mburojë e krimit elektoral, me qëllimin e vetëm që të sigurojë vazhdimin e pushtetit të krimit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Profesionistët e lirë paguan taksën e rrëzuar nga Kushtetuesja, PD propozon projektligj që t’u kthehen paratë

Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët …