Atentati i dytë ndaj Trump, guvernatori DeSantis: Do hetojmë si atentatori u afrua në distancën 500 metra

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha të dielën se, shteti i tij do të kryejë një hetim të veçantë lidhur me personin e armatosur, që tentoi t’i afrohej ish-Presidentit Donald Trump në distancën 500 metra me një armë tip AK 47, ndërsa atentati u parandalua pasi një agjent i shërbimeve sekrete hapi zjarr.

Ish-presidenti ishte duke luajtur në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, Florida, kur Shërbimi Sekret i SHBA hapi zjarr ndaj Ryan Wesley Routh, i cili dyshohet se ishte i armatosur me një pushkë.

Autoritetet thanë se Routh kishte një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine dhe dyshohet se e futi grykën e pushkës së tij përmes një gardhi, rreth 300 deri në 500 metra larg nga ish-presidenti.

Agjentët qëlluan në drejtim të Routh pasi e panë atë duke ngritur armën. Routh më pas iku me një Nissan të zi, por u kap shpejt, thanë autoritetet.

Ndërsa dalin më shumë informacione rreth asaj që po hetohet si një tentativë për vrasjen e jetës së Trump, DeSantis njoftoi se Florida do të kryejë hetimin e saj për të zbuluar se çfarë ndodhi në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump.

“Njerëzit e meritojnë të vërtetën për atentatorin e mundshëm dhe se si ai ishte në gjendje të arrinte 500 metra larg ish-presidentit dhe kandidatit aktual të GOP”, tha DeSantis në një postim në X.

About Redaksia

Check Also

Trump flet për viza të përkoshme për të ndihmuar fermerët dhe turizmin

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po punon për një leje të përkohshme …