Berisha: Deri në ditën e fundit të jetës time, nuk do të mund ta caktojë kush kryetarin PD

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët është shprehur se kur Xhorxh Soros dhe mafia ndërkombëtare kërkoi që Sali Berisha të mos ishte në parlament, atëherë Sali Berisha doli në shesh për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë. Të

Më tej Berisha theksoi se, PD është një partnere besnike e vlerave që ndan me SHBA, Britaninë e Madhe, vendeve perëndimore, por kurrë me mafian e këtyre vendeve

“Absolutisht qëndron diçka ndryshe. Pse? Kur unë kam deklaruar se nuk përzihet PD me këto dhe është shumë e vërtetë, e kam deklaruar në atë kohë kur unë padita në gjykatën e Parisit, Antony Blinken dhe vazhdoja përpjekjet e mia për të bërë transparencë pa asnjë angazhim të partisë.

Por kur Xhorxh Soros dhe mafia ndërkombëtare kërkoi që Sali Berisha të mos ishte në parlament, atëherë Sali Berisha doli në shesh për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë. Të garantoj se unë isha më komod kur unë mbroja veten time, por nuk ishte ky më problem. Problem ishte se për shkak të dështimit për të patur një fakt të vetëm, ata që dezinjuan Sali Berishën për ti dhënë një goditje opozitës shqiptare në emër të Xhorxh Sorosit dhe për të ndihmuar mafian shqiptare, Edi Ramën, ata pastaj donin të rëndonin politikisht dhe unë u thashë ja ku jam, këtu jam. Dhe ndërmora procese që unë ndërmora, nuk i ndërmora për vete unë ato, por për ti thënë cilido mbi tokë se shqiptarët vendosin vetë dhe nuk vendosni ju. Nuk mund të caktoni ju kush është kryetari i partisë opozitare që përmbysi komunizmin, kurrë. Nuk mund të caktoni ju atë.

PD është një partnere besnike e vlerave që ndan me SHBA, Britaninë e Madhe, vendeve perëndimore, por kurrë me mafian e këtyre vendeve, harroje këtë. Kjo është e vërteta.

Do të thuash ti, se si po ecën? Po ecën, nuk them se po ecën me vrap, por qerrja po ecën. Një gjë të garantoj se, kurrë, deri në ditën e fundit të jetës time nuk do të mund ta caktojë kush kryetarin kësaj partie dhe të shkelmojë mbi demokratët shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …