Elon Musk: Askush nuk po përpiqet që të vrasë Biden ose Kamalën

Pas atentatit të dytë ndaj kandidatit presidencial Donald Trump, që u parandalua të dielën, miliarderi Elon Musk ka reaguar në platformën “X”.

“Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Kamala”, shkroi ai.

Kandidati për president nuk pati probleme gjatë kësaj ngjarje, por FBI deklaroi se ka nisur hetimet për atë që duket të jetë një tjetër atentat ndaj Trump-it.

Teksa Trump po luante golf me një donator të fushatës së tij, agjentët panë tytën e një pushke që fshihej pas shkurreve, raporton CNN, dhe qëlluan në drejtim të atentatorit disa herë.

Më pas ai u largua, por u ndalua nga policia lokale teksa udhëtonte me makinën e tij.

Pak javë më parë, Trump i mbijetoi një tjetër atentati, teksa po mbante një fjalim në Pensilvani. Ai mbeti i plagosur në vesh, ndërsa atentatori u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret.

About Redaksia

Check Also

Kongresi do të nisë hetimet ndaj Prokurorit Special anti-Trump, republikanët fitojnë edhe Kongresin

Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, …