Berisha-Ramës: Po si mund të mbrojë ty kush o hajdut, kur ke ndërtuar vilën me 57 m themele të gjata?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku Edi Rama i ka kërkuar socialistëve ta mbrojnë nga akuzat e opozitës për vjedhje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

Berisha iu drejtua Ramës, po si mund të mbrojë ty kush o hajdut, kur ke ndërtuar vilën me 57 m themele të gjata?.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtës të kauzës së lirisë, dinjitetit dhe shpresës së fitores së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë oratorët që çdo natë këtu në parlamentin e fjalës së lirë, me të vërtetat që kanë paraqitur para Shqipërisë dhe shqiptarëve, i kanë kallur datën, i kanë nxirë fytyrën hajdutëve më të këqinj që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj.

Të dashur miq, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, Edi Rama i lemeritur nga kjo, u thotë asambleistëve se ju jeni humbameno, se ju nuk jeni kërrkushi, se ju nuk më mbroni.

Se ju akuzojnë për hajdutë dhe më akuzojnë për hajdut.

Se ju nuk reagoni.

Të gjitha këto bëmë që njerëzit të ulin kokën.

Bënë që njerëzit që dëgjonin të qeshnin me vete dhe të thoshin, Edi Rama me skuadrën tënde kriminale qeveri, jeni të pambrojtshëm.

Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata?

Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?

Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore?

Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?

Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve.

Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.

Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’.

O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kë kërcënoi Sali Berisha!

Sali BERISHA Sqarim! Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcënim …