Përgjimet italiane, dhuratat e pronarit të “Wisdom” për ministren e Ramës

Detaje të reja dalin skema e përdorur nga kolegji Wisdom për shitjen e diplomave false.

Mediat italiane shkruajnë se përmendet edhe “Evlis Cushi” e cila sipas deklarimeve të të proceduarve, është ish-ministrja Evis Kushi si dhe disa zyrtare të ministrisë si Albana Tole dhe Eva Biz

Në përgjimin e datës 17 mars 2022 thuhet: “E kështu janë 7, katër në ambasadë, si ministrja, zvministrja dhe zyra e akreditimit. Cianci e mbyll duke thënë “Me Shqipërinë jemi në rregull”. Në rregull ishin në fakt, derisa organet ligjzbatuese italiane i bënë gati dosjen 300 faqe dhe fletë-arrestet për 9 prej 40 personave në hetim.

Lidhur me këtë çështje media versus ka folur me deputeten socialiste Evis Kushi e cila asokohe drejtonte ministrinë e Arsimit.

Kushi sqaroi se në asnjë moment emri i saj nuk përmendet në dosjen e prokurorisë italiane si person të cilit do t’i jepeshin dhurata në këmbim të ndonjë ndikimi prej saj në procedurën e akreditimit.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta.

Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

About Krye Redaktor

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …