PD shpall të enjten ditë zie në nderim të Gerti Bogdanit, homazhet tek Parlamenti

Partia Demokratike ka shpallur ditëmn e enjte, 19 shtator, ditë zie në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Në vendimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka thuhet se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Gjithashtu, në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Ceremonia e homazheve për ish-deputetin e PD, Gerti Bogdaini do të mbahet nesër tek parlamenti nga ora 10-12:00

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 12:00.

Vlen të theksohet fakti se edhe Kuvendi i Republikës ka shtyrë për ditën e premte seancën plenare të parashikuar për të enjten, pasi ditën e nesërme do të hapë dyert për të kryer homazhe.

Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish-deputetit Bogdani.

Gerti Bogdani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 44-vjeçare pas dyshohet se pësoi arrest kardiak. Ai ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …