PD përgatitet për votën e diasporës, hap degën e saj në Emilia-Romagna dhe në Parma të Italisë

Partia Demokratike ka nisur fushatën edhe jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. Për këtë qëllim, PD ka hapur selinë e saj në Itali, në komunën Emilia-Romagna dhe në Parma.

Nën kryesimin e deputetes së PD, Albana Vokshi dhe pjesëmarrjen e deputetes italiane të ‘Forza Italia’ Rosaria Tassinari, dega e re e PD në Itali do t’u mundësojë shqiptarëve atje më shumë akses mbi politik-bërjen në Shqipëri dhe ndikimin që emigrantët që punojnë e jetojnë jashtë vendit, kanë në vendimarrjen politike.

Falë ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor, me iniciativën dhe këmbënguljen e PD, tashmë emigrantëve shqiptarë do t’u njihet e drejta për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ashtu sikurse hapja e degës së re të PD në komunën Emilia-Romagna, shqiptarëve në Parma do t’u mundësohet që të njihen më shumë mbi aktivitetet e kësaj force politike, për të mbrojtur edhe të drejtat e tyre në vendin fqinj.

Nën kryesimin e deputetes së PD, Albana Vokshi dhe pjesëmarrjen e deputeteve  italiane të ‘Forza Italia’, Rosaria Tassinari dhe  Erica Mazzetti, dega e re e PD në Itali do t’u mundësojë shqiptarëve atje më shumë akses mbi politik-bërjen në Shqipëri dhe vendimarrjen politike nga Tirana Zyrtare.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …