Dosja ka 500 faqe me gënjeshtra/ Argita Malltezi: SPAK ka të drejtë të survejojë privatësinë e gjyqtarëve

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi thotë se nuk beson tek drejtësia shqiptare, por beson tek e vërteta.

Dosja voluminoze prej 500 faqesh, sipas saj janë gënjeshtra. E ftuar në News24, ajo thotë se dosja ndaj Sali Berishës është një lindje e dhimbshme.

“Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim”, tha Argita Malltezi.

 A keni besim tek drejtësia, gjykatat?  “Kjo është një reformë që ka rrëmbyer dhe ka grabitur drejtësinë dhe Shqipërinë. Është ligji 95/2016 që flet për organet e drejtësisë. Përcaktojnë si SPAK ka të drejtë të survejojë privatësinë e gjyqtarëve. A kam besim unë? Unë kam besim tek e vërteta. Këto janë 500 faqe me gënjeshtra.

 A kam besim tek gjykata është njësoj si të thuash a beson tek reforma, kështu që përgjigja është JO.

A ka në gjyqësor gjyqësor të ndershëm, ka. A do luftojnë këtë që të largojnë nga shorti gjyqtare që nuk kapen? Po. Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …