Partia Popullore Europiane mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit

Partia Popullore Europiane dhe Forumi Rinor i saj kanë reaguar përmes një mesazhi ngushëllues ndaj humbjes së të ndjerit, Gerti Bogdani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike humbi jetën të mërkurën nga një arrest kardiak, në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

Mesazhi i Partisë Popullore Europiane(EPP):

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, i cili u largua nga ne më 18 shtator në moshën 44-vjeçare.

Gerti ishte një drejtues i përkushtuar dhe një figurë domethënëse në komunitetin tonë, pasi ka shërbyer si ish-kryetar i FRPD Albania dhe ish-sekretar ndërkombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mandati i tij i jashtëzakonshëm si President i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve të Rinj (IYDU) shënoi gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në rrjetin tonë global.

Pasioni, vizioni dhe përkushtimi i Gertit për punën dhe komunitetin e tij do të mbahet mend dhe do të vlerësohet. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.

U prefsh ne paqe Gerti”!

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …