Alimehmeti: Ligji për studentët e mjekësisë nul! Dështim i qeverisë, nuk plotësohen vakancat në sistem

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se projektligji I miratuar nga mazhoranca për studentët e mjekësisë, është nul për shkak se do të jetë i pazbatueshëm.

Alimehmeti thotë se ky ligj nuk është gjë tjetër, veçse dështim i qeverisë dhe mazhorancës për të plotësuar vakancat në sistemin shëndetësor në vend.

Sipas Alimehmetit, edhe pse vakancat u ngritën si shqetësim nga opozita kohë më parë, mazhorancas i mohoi, pasi kishte keqmenaxhim të burimeve njerëzore.

“Me çka u votua dje, gjen zbatim për vitet e ardhshme sipas mazhorancës. Këta studentë fituan luftën me qëndrimin e fortë që patën. Ky ligj është nul, është dështim i qeverisë se bëhet i pazbatueshëm.

Kemi vakanca mjekësh dhe kjo është mohuar për shkak të keqmenaxhimit të burimeve njerëzore nga PS.

Plani i vërtet i qeverisë dhe Ramës është VKM 741, e cila është bërë për të marrë me koncension universitetet publike. Këtu e ka zanafillën andralla e studentëve të mjekësisë. Prona publike kthehet në pronë private.

Ligji gjen zbatim më 2026-2030, qeveria nuk e di se studimet zgjasin 6 vite, kjo bëhet nul. Specializimi zgjat 4 vjet dhe bëhet në Tiranë dhe jo në qytetet ku është nevoja për mjekë.

Është në thyerje të Kushtetutës dhe integrimit në BE. Ky ligj nuk përafrohet me ligjet e BE, ndryshe nga sa pretendojnë institucionet.

Nëse janë vërtet prioritet studentët e mjekësisë, këta s’kanë nevojë të detyrohen, por të mbështeten.

Ky do kthehet në ligj nul që s’do gjejë zbatim dhe nuk na zgjidh vakancat në sistem.

Nëse sot i mbështesim dhe ngremë pagat për ta, mjekët e infermiere, brenda muajit do zgjidhet problemi i vakancave. Kemi eksperiencë nga vendet e BE, të cilët i tentuan këto përpëlitje ligjore, nuk shkuan si tanët, dhe zbuluan pa e bërë ligj që s’do funksiononte. Rumania rriti pagat në nivel aq të lartë sa ndali ‘hemorragjinë’ e mjekëve, zgjidhi problemin e saj.

Nëse s’mbështet mjekët, si pretendon të të rrinë me zor. E kemi provuar 50 vjet më parë, shkalla e mjekësisë s’ka qenë ajo që është sot nëse do investohej siç duhet.

Bëhet përmes pagesave, investimeve në shëndetësi. Nuk ekziston shëndetësia falas siç na e shitën më 2013 Rama, por paguajmë 60 % të shpenzimeve nga xhepi. Ligji s’do prodhojë asgjë për nevojën që ka populli shqiptar, jo më 10 vite më vonë ku s’do ketë asnjë mes nesh”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …