CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi videon e një pensionisti, i cili thotë se edhe pse është i majtë, Edi Rama po ua merr shpirtin.

“Pensionet nuk rriten sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe hajnat e tij ministra dhe zyrtarë”, shkruan Berisha.

Pensionisti në fjalë thotë se nuk ka rritje pensionesh, por vetëm indeksim. Aq më tepër, indeksimi që bëhej në prill, tani bëhet në tetor duke u vjedhur nga xhepi pensionistëve.

“Rama po na merr shpirtin. Kur indeksimi bëhet në prill, pse Edi Rama e bën në tetor? Ka dy vjet që na vjedh nga tetë muaj. Indeksimi nuk quhet ngritje pensioni”, thotë i moshuari.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre! Rama është unik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes …