Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia!

Aktori Mehdi Malkaj, i cili para pak kohësh kaloi një operacion në zemër, ishte sot prezent në protestën para Bashkisë dhe mbajti fjalën e tij.

Edhe pse ende i pashëruar, aktori dha mesazhe të forta për qytetarët dhe i bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestë dhe të jenë të bashkuar.

“Mirëdita të gjithëve, takohemi pas shumë kohësh bashkë, nuk jam i shëruar plotësisht por nuk rrija dot pa ju parë.

Protesat nuk janë një ndërmarrje për të ndarë postet, protesta është për të protestuar dhe për ti hedhur në shinë gjerat që i kemi keq, prandaj ata qe vijnë këtu për të marrë ndonjë post e kanë shumë gabim.

Këtu duhet të vijnë ata që duan atdheun, por atdheu nuk duhet me sikur, atdheu duhet të marrë këtë zemren time të sëmurë ta vër në çimento dhe të thotë, ejj këtu është dashuria për atdheun.

Zonja dhe zotërinj dhe ju qëndrestarët e teatrit, ne kemi qënë atje për 7 vjet rrjeshtë jo për të ndarë pronat, jo për të ndarë postet, ne ishim një frymë aty, dhe ne këtu duhet të jemi frymë, jo të na japin mend, që jo nuk bëhet ajo protesta te bashkia por duhet bërë diku tjetër. Po mirë more, ti që e thua, përse nuk e bën dhe përse nuk vjen këtu?

Zonja dhe zotërinj, patronazhistët i kemi në gjirin tonë, duam apo sduam, janë edhe këmbkryq, japin mënd, janë edhe të ndjerë.

Frymë , na duhert shumë frymë, ata që duan të vinë në protestë të vijnë me zemer me dashuri dhe respekt për veten e tyre.

Dy hale ka sot shqipëria, një kryeministria dhe një bashkia. Kjo vlen dhe për ju të dashur policë se ju i mbroni këto hale”, u shpreh Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …