Berisha: Nuk tha asnjë fjalë për Putinin e madh dhe të vogël në OKB, foli si një diktator!

Gjatë tubimit të “Rrugës së Shpresës”, lideri i opozitës mbajti fjalimin e tij ku kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Ai theksoi se, Rama ka dështuar të adresojë çështjet globale në forumet ndërkombëtare, siç ishte rasti në OKB dhe e akuzoi për sjellje autokratike, duke e krahasuar me liderë të tjerë diktatorialë. Berisha u shpreh se opozita është shpresa e fundit për të shpëtuar vendin nga kjo gjendje.

“Të dashur miq!

Nuk tha një fjalë në OKB as për Putinin e madh as për Putinin e vogël.

Nuk shqipëroi një fjalë, por foli aty njëlloj si diktatori i Taxhikistanit, si diktatori i Venezuelës.

Foli pra, si soji i autokratëve, i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur, pushtetin dhe interesat e tij mafioze.

Të dashur miq!

Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama.

Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet.

Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias.

Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.

Në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës. Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët.

Janë opozitarët e vërtetë dhe jo opozitarët e opozitës, të cilët sillen rreth godinës së kryeministrisë me shpresë se Rama do të ju hedhë ndonjë kockë dhe gjithë ditën, natën, kalojnë nga studio në studio, duke sulmuar si shpifarak opozitën.

Sot është koha për mbarë shqiptarët të bashkohen, të bashkohen të gjithë ata të cilët konsiderojnë Edi Ramën armik të vërtetë të qenies shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …