Kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson gjenocid, largimin e 40% të shqiptarëve në 11 vite qeverisje të Edi Ramës.
Përpara mbështetësve të tij në Rrugën e Shpresës në ditën e 265 të qëndresës qytetare, Berisha tha se Rama përmes vjedhjeve të tij, zhyti shqiptarët në varfëri të thellë nga viti në vit.
Sipas liderit të opozitës, rekordet e këqija dhe rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, ndërsa Rama paraqitet në OKB duke thurur komplote kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.
Berisha: Njeriu që kreu gjenocid dhe largoi rreth 40% të shqiptarëve në 11 vite.
Njeriu që me vjedhjet e tij, i zhyti shqiptarët çdo vit e më thellë në varfëri.
Njeriu që me vjedhjet e tij, i bëri shqiptarët nga qytetarët më të mirë paguar në rajon, në qytetarët me rrogat më të ulëta në rajon.
Njeriu që dënoi qindra e mijëra të rinj të zonave rurale me mesatare, vetëm e vetëm të largohen jashtë shtetit.
Njeriu që rrënoi arsimin me shpejtësi të rrufeshme, duke siguruar rënien më të madhe në botë me 68 pikë, sa asnjë vend tjetër i planetit në 8 vite, të nxënësve tanë në matematikë.
Rekordet e këqija, rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, kurse derdimeni, balozi i krimit, kreu i meduzës, thur komplote të tjera në OKB kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.
Ndaj dhe ftoj qytetarët të ngrihemi në betejë të pandalshme, betejë pakthim gjer në krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira.
Është radha jonë, është fitorja jonë.
Të gjithë së bashku drejt fitores.
Është radha jonë.
Ndryshim, ndryshim dhe vetëm ndryshim.
O sot, o kurrë.
Fitore, fitore, fitore!