Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar ditën ndërkombëtare të të moshuarve, duke premtuar se me ardhjen në pushtet të demokratë, pensionet e tyre do të rriten.
Berisha tha se, do vendosim minimumin jetik 220 euro, pensioni më minimal do jetë 30% mbi këtë minimum.
Berisha: Miq, sot është një ditë e veçantë.
Është dita ndërkombëtare e të moshuarve.
Sot, qindra mijëra burra dhe gra fisnikë, pensioniste e pensionistë, kjo ditë i gjen më të varfrit, më të mjerët, më të përçmuarit jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe më gjerë.
Në një akt të një cinizmi ekstrem, të një pashpirtësie ekstreme, pensionet e tyre u indeksuan me 1.4 përqind, ndërkohë që ata në dyqanet e tyre përballen me çmime për shportën e ushqimeve 10 gjer në 250 herë më të lartë se mesatarja e ushqimeve në BE.
Të dashur pensioniste e pensionistë, edhe njëherë në këtë ditë zotohem para jush se PD në një akt ndër më të parët në pushtetin e saj, do vendosë minimumin jetik 220 euro dhe se në Shqipëri çdo pension më minimali do të jetë të paktën 30 përqind mbi minimumin jetik.
Garantoj pensionistet dhe pensionistët, por edhe mbarë shqiptarët se një vendim i parë pas zgjedhjeve do jetë heqja e TVSH për të gjitha ushqimet.
Gjithçka do e bëjmë realitet.
Çdo fjalë dhe premtim do e mbajmë.
Ndaj dhe të gjithë në betejë, në mosbindje civile deri në fitore për zgjedhjet e lira.
Është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore.
O sot, o kurrë!