Avokatja Adriana Kalaja, pjesëmarrëse në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha mbajti fjalën e saj. Ajo u shpreh se opozitë është e vendosur të mos largohet nga Rruga e Shpresës deri në lirimin e liderit të saj.
“Me fjalën dhe besën tonë prej 274 ditësh ne kemi vendos të mos largohemi nga kjo rrugice deri në lirimin e liderit tonë.
Sot do doja të ndaja me ju dy vendime trë atyre që kanë vendosur të jenë në krah të krimit dhe maofes që paguhet me taksat tona dhe quhet SPAK.
Por fillimisht do doja shumë të ndaja një opinion dhe një inat, një trishtim, nje dhimbje kur shoh se sin a shqetësohen disa palo ambassador, disa sharlatanë, për 5 karrige, a vlen vlera e disa karrigeve para lirive kushtetuese?
A vlen vlera e q indra mijëra karrigeve para arrestimit të paligjshëm të Berishës?
A vlen arrestimi i Salinajit pse denoncoi një të vërtetë para atyre karrigeve të cilat janë paguar me lekët tona?
Po ku ishit ju ambasadorë kur u shemb Teatri?”, tha Kalaja.