Berisha: Opozita ka zbritur në shesh dhe nuk do tërhiqet!

Opozita ka zbritur në shesh, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë përshkallëzim të reagimit të saj.

“Të gjitha këto janë akte të një regjimi kriminal, i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe drogën, me të cilin kërkon të shuajë zërat e opozitës.

\Ju garantoj se opozita ka zbritur në shesh dhe gjer në përmbushjen e misionit të saj, e vendosur për çdo sakrificë, e vendosur për qëndresën më të fuqishme, ajo nuk tërhiqet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Mazhoranca po bllokon Komisionin Hetimor për KAYO-n, shkelje e të drejtave të opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një postim në rrjete sociale, akuzon …