Berisha: Revolta popullore kur shkelmohet votaështë legjitime!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e opozitës në 7 tetor në orën 18:00.

Nga “Rruga e Shpresës”, Berisha theksoi se ‘revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb’.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë juve, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare e misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin çdo natë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë që të votojnë të lirë si qytetarë europianë.

Dita e 7 tetorit është dita në të cilën çdo shqiptar ka rastin të ngrihet në lartësinë e qytetarëve të Parisit, Londrës, Athinës, Berlinit, kundër padrejtësive dhe për votën e lirë.

Revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime.

Është morale.

Është jetike.

Është vendimtare për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb.

Ndaj dhe të nisim betejën tonë të pandërprerë, të pandalshme gjer në fitore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama: BE është treguar e padrejtë ndaj nesh! Na ndihmoi Putini…

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu ku ndodhet për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave …