Kryeredaktori i “RD”, Bledi Kasmi, pjesëmarrës ditën e sotme në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij, ku u shpreh se sot jemi në këtë gjendje, për shkak të një eksperimenti të dështuar që është bërë me Shqipërinë për interesa të një individi të vetë
Kasmi u shpreh gjithashtu se nëse nesër do të ketë një destabilizim të Shqipërisë, përgjegjësia dhe fatura kryesore do të shkojë mbi Rdi Ramën sepse është ai që ka provokuar dhe që e ka nxitur këtë
“Mediat gjermane një vit më parë kishin një debat jashtëzakonisht interesant në lidhje me këtë temë dhe thonin vetëm 2 gjera: kjo stabilokraci që po aplikohet sot në ballkanin perëndimor, kryesisht në shqipëri dhe në Serbi, ka prodhuar 2 lidera autoritar, Ramën në Shqipëri dhe Vuçiç në Serbi.
Prandaj sot jemi në këtë gjendje, një eksperiment i dështuar që është bërë me Shqipërinë për interesa të një individi të vetëm. Është vendosur stabilokracia mbi demokraacinë duke mos kuptuar se kjo stabilokraci mund të funksionojë për një muaj për një vit për disa vite por jo pafundësi sepse do të prodhojë destabilizim të plotë.
Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë të këmbejmë demokracinë me stabilokracinë dhe me stabilitetin e rremë sepse nuk është stabilitet.
Nëse nesër do të ketë një destabilizim të Shqipërisë, përgjegjësia dhe fatura kryesore do të shkojë mbi atë njeri sepse është ai që ka provokuar dhe që e ka nxitur këtë”, u shpreh Kasmi.