“Truth Commission”, paralajmërimi i Berishës: Jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit

Sali BERISHA

Në qoftë se lexon një të pestën e njërës nga dosjet të paraqitur gjer sot, apo po të marrim këtë të fundit, të asaj që hyri në zhargon si dosja Balla apo Toyota Yaris, ju konstatoni aty se lidhjet e politikës me krimin, lidhjet e qeveritarëve gjer tek Edi Rama, e gjykatësve, prokurorëve, policëve, janë tragjedia dhe drama më e madhe e shqiptarëve.

Janë një rrezik i jashtëzakonshëm në potencial jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, për rajonin, për Europën dhe më gjerë.

Kam kohë që unë shqyrtoj, analizoj, mendoj për këtë problem dhe i garantoj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ka vetëm një zgjidhje për t’u dhënë përgjigjen e plotë atij Everesti të zi të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Edi Rama dhe poshtë të kësaj administrate dhe këtij shteti dhe kjo është një ‘truth commission’ me prani edhe të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë.

Kemi fatin që tashmë jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit porsa i përket lidhjeve të politikës me krimin.

Atëherë cfarë do bëjmë? Do lejojmë që këto lidhje të pasohen nën tokë, mbi tokë dhe të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi, të rrezikojnë rajonin dhe Europën, apo me një komision të të vërtetës do presim këto lidhje për të shpëtuar kombin shqiptar, shoqërinë shqiptare nga kthetrat e tmerrshme të krimit qeveritar dhe joqeveritar që e kanë ngërthyer atë.

Pra, ky është një zotim para shqiptarëve.

Shqiptarët do lemerisen, do lebetiten kur të dëgjojnë të vërtetuara këto lidhje.

Edhe njëherë, informoj se nga 60 mijë telefonata të koduara në Europë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve. 8 mijë prej tyre në duart e zeza të pushtetarëve në Shqipëri. nga të cilat, 73 në duart e zeza të Edi Ramës dhe punonjësve të tij në kryeministri.

Pra, jemi këtu, çfarë do bëjmë, do heshtim, do ulim kokën apo do qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të interesit të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë Komisionin e të Vërtetës në parlament dhe kudo.

About Krye Redaktor

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …