Grupi Parlamentar i PD mblidhet sot, përcaktohet skenari që do të ndiqet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 12:00. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme.

Në seancën paraardhëse kishte tensione. Ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …