Rama përjashtoi opozitën nga kuvendi/ Bardhi: Rama i vogël dhe frikacak! Fatin tënd nuk e ndryshon dot

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit skandaloz të Edi Ramës nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë, për të përjashtuar me muaj nga parlamenti, opozitën e vendit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thekson se ‘përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama’.

Gjithashtu Bardhi paralajmëron Ramën që të fshihet dhe të shmanget sa të dojë, duke përjashtuar dhe burgosur deputetë të opozitës, por fatin e tij nuk e ndryshon dot.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …