Vasili: Në 7 tetor do të protestohet edhe për rikthyer shëndetësinë në dorën e qytetarëve!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë nga selia e Kuvendit, u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 7 tetorit, me qëllim që të rikthejnë shëndetësinë në dorën e tyre dhe të mos paguajnë më qindra milionë euro për shëndetësinë.

‘Nga xhepat e shqiptarëve dalin qindra milionë euro për të paguar për shëndetin e tyre, ku siç dihet shqiptarët paguajnë që kur kanë ardhur këta në pushtet, mbi 60 për qind të shpenzimeve nga xhepi.

Pikërisht për këtë situatë kaq të rëndë, janë të zemëruar dhe sigurisht në hall të madh për shpenzimet që bëjnë.

Kjo është një nga arsyet themelore, ndaj dhe për këtë arsye në protestën e 7 tetorit do të protestohet edhe për të rikthyer shëndetësinë në duart e qytetarëve në kuptimin më të mirë të fjalës.

E para të mos grabiten dhe hajdutët të mos fshihen dhe tu jepet shfajësim dhe alibi politike siç po u jep ky komision tani, paralelisht i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga këta për të shkatërruar parlamentin, për të penguar opozitën politike që të hedhë dritë mbi këto afera kaq të rënda.

Janë vënë haptas në favor të grabitqarëve dhe kundër qytetarëve’, tha gjatë deklaratës së tij, deputeti Petrit Vasili.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Testimi i parë i kampit të Gjadrit del bllof

Një anije ushtarake me vetëm 16 refugjatë të shpëtuar në detin mes Italisë dhe Afrikës …