Super Zhegrova, Lille trondit Real Madrid

Real Madrid dhuroi blofin e madh në xhiron e dytë në Champions, me kampionët në fuqi që bien në transfertën franceze. Lille, e udhëhequr nga një super Edon Zhegrova, i shkaktoi yjeve të Realit një humbje të rëndë, më shumë se sa rezultati 1-0, ajo që shqetësoi është fakti që Lille nuk “vodhi” asgjë, por e meritoi këtë fitore me një lojë të bukur.

Ancelotti hodhi në fushë një formacion ndryshe, me Endrick në majën e sulmit, me Mbappe në stol dhe pa Rodrygo të dëmtuar. Edon Zhegrova ishte i papërmbajtshëm në krah, me sulmuesin dardan që dhuroi sinjalet e para, ndërsa në minutën e 43-të, Zhegrova ekzekutoi një goditje të fortë, me topin që u prek me dorë në zonë nga Camavinga. Me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti. Nga 11 metra distancë, Jonathan David u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Ancelotti ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Kylian Mbappe, por sërish ai që u shfaq kërcënues ishte Zhegrova. Real Madrid tentoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses, me Lille që feston për këtë fitore.

  • foto galeri
  • foto galeri

E marta ishte një natë jo për ekipet spanjolle pasi jo vetëm Reali, por edhe dy ekipet e tjera  Girona dhe Atletico Madrid pësuan humbje: “Natë e errët”, shkruan Marca në faqen e parë. “Derbi kushton shtrenjtë”, ishte titulli kryesor i AS, duke ia faturuar humbjet në Champios derbit të Madridit të zhvilluar të dielën.

 

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …