CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shpërthim tritoli në Krujë në një pallat pranë bashkisë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen Nr.1 në Krujë, në një pallat mbrapa godinës së bashkisë, në ambientet e jashtme të banesës së Bektash Kanit.

Paraprakisht mësohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Kani, me profesion roje, deklaron se nuk ka probleme me njeri e po ashtu dy djemtë e tij. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …