Sali BERISHA
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë. Por sonte, në emër tuajin dua të falënderoj me mirënjohje të thellë dhe përzemërsi të veçantë mikun e çmuar të PD, Këshilltarin për Ekonominë të Bashkimit kristian-demokrat gjerman, z.Martin Henz, i cili më afër se kushdo tjetër ka mbështetur dhe ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri.
Ne i jemi shumë mirënjohës mikut tonë.
Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.
Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.
Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.
Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.
Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.
Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.
Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë.
PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.
I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve.
Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj.
Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me shtetin tënd elektoral narkoshtet.
Se mund të ekzekutosh me votën e shqiptarëve duke derdhur qindra e miliona narkoeuro për të blerë atë.
Edi Rama kjo betejë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë, dhe ne kurrë nuk dorëzohemi!
Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë.
Ky është mision i shenjtë, ky është mision njerëzor, ky është mision demokratik, ky është mision kushtetues, ky është mision kombëtar.
Ne do i dalim Zot!
Miqtë e mi, pasnesër në Tunizinë e Sajedit, në Tunizinë e Edi Ramës, Tunizisë, votohet. Por si votohet do thoni ju?
Të dashur miq, në Tunizi votohet njëlloj si në Shqipëri. Diktatori Sajed për të marrë mandatin ka burgosur liderin e opozitës të pratisë kryesore.
Diktatori Sajed, për të marrë mandatin, njëlloj si Sajedi i Tiranës, ka përndjekur politikisht liderin e partisë së dytë opozitare. Diktatori Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës, burgosi dy ditë më parë edhe liderin e partisë së fundit të vogël opoziare.
Ja pra, se si Sajedi i Tunizisë, njëlloj si Sajedi i Tiranës kërkon të marrë mandatin, duke burgosur, arrestuar kundërshtarët e tij politikë.
Miqtë e mi, kjo është një betejë pra për ekzistencën e lirisë, e dinjitetit, e opozitës, e rotacionit të pushtetit, e fitores.
Të dashur miq, ju dëgjoni rëndomë vuvuzelat, papagajtë e Edi Ramës, deputetët e krimit, anëtarët e organizatës kriminale të qeverisë, se si deklarojnë çdo ditë se këto janë punët e drejtësisë, se çështja e Berishës, çështje me drejtësi.
Se çështja e Salianjit, Ilir Metës, apo e Fred Belerit janë çështje të tyre me drejtësi.
Unë u them këtyre shërbëtorëve të shpifur të Edi Ramës, të zhveshur nga çdo normë dhe standart moral, këtyre skllevërve të krimeve të tyre që paguhen dhe lëpijnë kocka që iu hedh Edi Rama, se çështja e lirisë së individit, se çështja e gjyqeve me dëshmitarë të rremë, është çështje e çdo njeriu të lirë, është çështje e lirisë së vërtetë, e demokracisë, e Kushtetutës, e ligjit për çdo qytetar.
Unë iu them këtyre papagajve mjeranë të Edi Ramës që kalojnë si hiena nga studio në studio, se me këto pretendime dhe këto fjalë që thoni vetëm zhvisheni lakuriq, më keq se Edi Rama plazheve të botës.
Përshtyni mbi veten tuaj, poshtëroni veten, tregoni veten, njerëz të zhveshur nga çdo vlerë. Papagaj mjeranë që përsërisni ato që ju jep me 5 leksha zyra e shtypit e Edi Ramës.
Por ne, shqiptarët nuk gabohen. Shqiptarët nuk janë tunizianë, shqiptarët janë shqiptarë. Dhe Edi Ramës do t’i rezervojnë fundin e etërve barbarë të tij mizorë!
Beteja fillon të hënën! Beteja ndalet vetëm në fitore!
Ndaj qytetare dhe qytetarë nga mabrë Shqipëria, marshim drejt Tiranës, marshim drejt shpresës, marshim drejt fitores!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
O sot, o kurrë!