Dy vezët e arta në shportën e sektit Rama!

Nga Rezenbrik Serjani

Teksa opozita ka ndërmarre një aksion e valë protestash, brenda dhe jashtë parlamentit, institucion ky, që nuk po përfaqëson shqiptarët, si pasojë e bandës qeverisëse të sektit Rama, të zhytur në korrupsion, shkelje të Kushtetutës, sikur të ishte manual i sektit Rama dhe deformimit që po i bëjnë të ashtuquajturës “Drejtësi e Re”, disa deputet “opozitar”, kanë zgjedhur jo vetëm që mos të jenë krah për krah kolegëve të tyre të opozitës, por të futen dhe të “plotësojnë” kuorumin e nevojshëm, duke ligjëruar seancat e bandës dhe sektit në qeverisje

Akoma më tej, më vjen keq, që këto “dy vezë të arta” ( Gëzim Ademaj dhe Nusret Avdullaj) të jenë patriotë të mi çam !

Kurrsesi nuk mund të pranonin të bëheshin “patericë” e atyre seancave të turpit, ku Kushtetuta e ligjet shkelen, sikur të ishin tablo me zhgarravitjet e kryetarit të sektit Rama.

Në optikën time, një deputet i mirë, përfaqësues i votës opozitare, duhet të jetë përkthim i vërtetë i vullnetit prej të cilit mban atë karrige. Dhe kur karriget e deputetit zhvlerësohen nga okultet ogurzeza të sektit në pushtet ato ju kthehen qytetarëve, ashtu sic bën kolegët e tyre opozitar disa dite më parë, dhe jo të kthehen patericë e bandës në pushtet.

Përfaqësues të një komuniteti të nderuar, sic është komuniteti çam, kurrsesi nuk duhet të jenë pjesë e skemave të përdorimit nga ana e sektit Rama, e atij sekti, i përbërë nga bijtë e atyre xhelatëve komunist, që komunitetin çam e diskriminonin, anatemonin e përndiqnin për 50 vjet.

Gjatë fushatës së vitit 2021, nga ku ishin në listë, dhe prej nga dolën deputet, këta deputet theksonin se ndiheshin krenar kur rrethoheshin nga qytetar, duke ju premtuar se përfaqësimi i tyre do të ishte dinjitoz si kandidat ( sot/ atëherë) dhe deputete(neser/sot).

Por a mund të quhet përfaqësim dinjitoz, kur nje deputet opozitar bëhet palë me qeverisjen më antishqiptare të historisë dhe më të korruptuar te planetit?!

Kujtoj gjithashtu se theksonin se kushtet e Shqiperise ishin nje mision mes të mirës e të keqes !
Por, si mund të premtosh të miren (dje) kur behesh “pis” me të keqen (sot)?

Edhe njëhere, keqardhje për aktin e lartpërmendur, si shpërdorim i votës dhe besimit të dhënë ndaj tyre, nga populli opozitar. Shpresoj të ketë një reflektim, sepse qytetarët nuk janë vetëm vigjilje fushatash por janë aleati më i mirë i një perfaqesuesi qe kerkon te jete dinjitoz e sherbestar ndaj tyre!

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …