“Hanover” kthehet në “Xibrakë”, i bie nga SPAK apo nga DEA?!

Nga Basir ÇOLLAKU

Mendova se sherri me gjermanët e medies i KM tonë, është dalldi shqiptare e eksportuar. Sekëlldi e zhurmuar ku pandeh se është me vendorët dhe ai merr në telefon shefat e nënshtruar ku u dikton haberet. Po “kazanët” matanë të nemces kanë të tjera xhevahire nëpër duar. Kur lexova një qëndrim të zotit Dumani se ishin fokusuar te çështjet për ish-kryeministra, ish zv/kryeministra, thashë se po shton një fjali përvëluese se… edhe me Ramën po merren pasi po bëhet ish-kryeministër. Kjo nuk është e pamundur.

Evropianët dhe amerikanët kanë pafund dijeni por më së shumti i kanë përdorur për të shantazhuar Ramën dhe mbaruar qoka të tyre. Por Berlini ka gërmuar në Hanover. Ngarkesa është nisur drejt Tiranës. Dekonspirimet nuk janë të lidhura vetëm me emrin e Genc Xhixhës larguar për në Kubë apo 45 vjeçari i panjohur me flokë shkurtprerë, ku dyshohet Olsi Rama. Hapja e zyrës së DEA dhe përkini me rikthim të dosjes së Hanoverit për Xibrakën nuk lidhet vetëm me “Ramat” . Një organizatë me ndikim të madh në botën e trafikut është amnistuar. Ata janë sërish afër qeverisë. DEA ka pasur shenjestër këtë dorëzim të kontrolluar për të mbërritur në këtë adresë. Përgjimet mbi 60 orë nuk janë zhdukur. DEA e di. E ka emrin e 55 vjeçarit të sotëm 45 vjeçarit të 2014 kur nisi operacioni..Ata kanë dijeni edhe për emrin e aktivitetin e grupit kriminal pas këtyre ngarkesave. Ata janë biznese të mëdha. Kanë emrat e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve e qeveritarëve të përfshirë. A duan të hapin arkën??! Do e bëjë sefte DEA me Hanoverin??!

Çfarë nuk bën vaki. Komisionin “Rama-Xhafa” për të kontrolluar edhe shkresërisht institucionet ia refuzuan këta shefat e DEA. Gjykata Kushtetuese dhe SPAK thanë jo publikisht. Dikush u ka thënë se ata dëgjojnë dy telefona. Ramën dhe Ambasadën. Këtë herë telefoni i dytë ka funksionuar. Por jo aq me dobi sa të mbyllin linjën tjetër. Struktura e Posaçme ndoshta nuk do të presë 10 vite  sa kanë kaluar për pjesën e parë të dosjes.  Ndaj Rama nxitoi të bëjë qokën e Geronit me burg, se mos i ngjan peri gëzofit të Olsit…

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …