Deputetja e PD: Mosbindja civile ka filluar! 7 tetori provë për ne, kërkojmë qeveri teknike!

Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për aksionin e opozitës. Dhori tha se, 7 tetori do të jetë provë për opozitën dhe shtoi se aksioni i nisur nga PD është diktuar nga ezaurimi i jetës parlamentare.

Pjesë nga biseda: 

llda Dhori: Mosbindja civile ka filluar. Ka patur në disa seanca parlamentare, por edhe në Komisione ku opozita nuk ka marrë pjesë. Nuk janë bojkotuar, por është tentuar të mos lejohet zhvillimi normal i tyre. Jeta parlamentare ka qenë një farsë, së paku në këtë legjislaturë. Nuk janë marrë parasysh propozimet e opozitës. Kur vjen puna për vendimet e GJK përdoren standarte të dyfishta. Çështja pastaj e kolegut Salianji, që e përmendët me shumë të drejtë, është pas hekurave për faktin që ka denoncuar krimin dhe lidhjet e narkotrafikantëve me qeverinë.

Çfarë përfitoni në fund ?

Ilda Dhori: Qeveri teknike, e cila përmbledh brenda saj hallet dhe problemet e shqiptarëve që marrin zgjidhje vetëm me votë në zgjdhjet e vitit 2025.

Rama thotë nuk iki… 

Ilda Dhori: Ne do të bëjmë punën tonë. Realizimi i kërkesës qeveri teknike është plotësisht në dorë të opozitës. Duhet të jenë në sinkron të dyja këto, nëse nuk sinkronizohemi me përgjigjen që do të na japin shqiptarët, 7 tetori është provë e mirë, por nëse shqiptarët na përgjigjen dhe nuk tërhiqemi… Mos dorëzimi është çelësi dhe thelbi kur flasim për rezistencë dhe mosbindje civile. Kjo është plotësisht e mundur nëse rezistojmë në destabilizimin e farsës elektorale.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …