Lubonja: Reforma në drejtësi u bë për të eliminuar opozitën, vendi po shkon drejt tiranisë

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e djeshme se, Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës.

I ftuar në emisionin Opinion në News 24 Lubonja theksoi se, maxhoranca ka me vete oligarkët, mediat dhe bashkëpunon me krimin.

Sipas Lubonjës, reforma në drejtësi është krijuar për të eliminuar opozitën dhe jo për të pasur drejtësi të pavarur në vend.

Fatos Lubonja: Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Demokracia është dialog dhe parti do të thotë pjesë. Nga 2017 ka pësuar mutacion të keq. Më herët ka pasur një ekuilibër mes partive, ka pasur edhe rotacion. Reforma në drejtësi që gjoja u bë për drejtësi të pavarur për mua është bërë për të eliminuar opozitën. Gjëja kryesore që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe në ekonomi.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …