Drejtuesi politik I Partisë Demokratike nc qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, u takua me kandidatin për president të Shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Trump. Takimi, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaë Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi u shpreh se pavarësisht impenjimeve të fushatës elektorale, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar për Shqipërinë.

Shtrëngimi i duarve, Trump-Këlliçi, ku u takuan dhe çfarë u bisedua
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje.
Fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha. Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.