Kemi një qeveri kriminale që udhëhiqet nga një kriminel i çmendur, më 7 tetor të gjithë në rrugët e Tiranës

Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Pecnikaj, në takimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës” tha se, vendi ynë ka një qeveri kriminale që udhëhiqet nga një kriminel i çmendur të cilën duhet ta rrëzojmë me çdo kusht.

A bëri thirrje që më datën 7 tetor në orën 18:00 të mblidhemi në të gjitha rrugët e Tiranës dhe t’i tregojmë forcën kësaj qeverie të mykur e cila nuk është e shqiptarëve por është qeveria e krimit.

“Në vendin tim, në vend tënd një i çmendur çmend një vend! Shqipërinë dhe  çdo vend e çmed njëshi, por kur ai është i çmendur e çmend akoma më shumë.

Ne kemi një qeveri kriminale që udhëhiqet nga një kriminel i çmendur, një qeveri e cila në 278 ditë qe jemi në këtë shesh janë thënë me mijëra bëma të kësaj qeverie, por nuk është thënë as pjesa më e vogël e asaj që duhet thënë.

Kjo është qeveria e cila me çdo kusht duhet ta rrëzojmë, që çdo shqiptarë që e njoh dhe do të jetojë në vendin e tij, nuk e do më këtë qeveri.

Prandaj në datën 7 tetor në orën 18:00 të mblidhemi në të gjitha rrugët e Tiranës dhe t’i tregojmë forcën kësaj qeverie të mykur e cila nuk është e shqiptarëve por është qeveria e krimit.

Dua të them diçka për udhëheqësit politik që ka caktuar kjo qeveri për kryeqytetin.

Nuk ka ndodhur a më pas as më shumë në 46’ kur janë burgosur e gjithë elita politike, ndoshta elita e këtij kombi qeshte me ato partizanë që nuk dinin të shkruanin as emrin e tyre po si e si donin ti burgosnin.

Çdo njeri prej jush i ka parë dosje të atyre personave që në thelb janë qesharake por kanë marrë mijëra jetë dhe e tillë po ndodh dhe sot.

Kjo dosje na ka dërguar kryetarin e grupit parlamentar në burg, një dosje e paqenë na mban liderin e mbyllur ën shtëpi e kur ju bëhet këtyre personave kjo a nuk ju bëhet ju te thjeshtëve?

Rrugët e Tiranës duhet të gumëzhijnë ditën e hënë ndaj kësaj qeveria që është qeveria e krimit”, tha Pecnikaj.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …