Nga Redin HAFIZI
Sistemi demokratik në politikë nuk është i përkryer, por është më i miri që kemi për të qeverisur. Komunistët arritën të penetrojnë duke gjetur dobësitë e sistemit dhe duke i përdorur në favor të tyre, duke ndërhyrë me disa riparime dhe duke ardhur me “Rruga e Tretë” e lançuar nga Tony Blair tek kontrolli ekstrem globalist i propaganduar nga Presidenti Obama që është kukulla që shkatërroi demokracinë brenda shtetit në Amerikë. Ishte ai që vendosi rregulla që ishin në kundërshtim me ligjin dhe të drejtën e shprehjes, pra kundër kushtetutës Amerikane.
Presidenti Obama kërkoi me forcë që Amerika të mos ishte në udhëheqjen për demokraci dhe vlera, por një shtet si gjithë të tjerët me të drejtë vote në OKB. Këtë e tregoi edhe pushteti i Soros kur u propagandua shumë Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB. Ish komunistët drejtojnë këshillin e sigurimit në OKB dhe më e keqja është se mbështeten nga një administratë burokratësh ku Alex Soros vizitoi Shtëpinë e Bardhë 25 herë. Kjo nuk ndryshon asgjë. Komunistët e përmbysur në 1990 tashmë janë kthyer në qeverrisje dhe po na thonë se kjo është Amerika. Ata na tregojnë se Amerika mbron më të fuqishmin, të pasurin me para dhe nuk duan të dinë për të harruarit, qytetarët dhe familjet e njerëzve që punojnë. Këta janë komunistët jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë dhe në Amerikën antikomuniste. Në fakt komunistët e Shqipërisë gjithnjë pyesin në mënyrë ironike se si ka mundësi që në Amerikë të infiltrojë komunizmi.
Patjetër që ka mundësi kur qytetarët bashkohen në heshtje me propagandën dhe median sot që paguhet nga ata që kanë më shumë para. Ka qenë George Soros që e zbuloi se në politikë merr më shumë precedencë manipulimi i realitetit se sa paraqitja e realitetit. Ndërkohë ai këtë e shndërroi në strategji dhe në Shqipëri pati efektet e veta. Një ndër më të shiturit apo të blerët në Shqipëri është deputeti Çollaku që përdori deklarata të forta të tipit Soros si kjo më poshtë: “Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj.
Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke”. Si ka mundësi të konsiderosh veten si pjesëmarrës në lëvizjen studentore dhe njëkohësisht të quash partinë që doli nga ajo lëvizje si të lidhur me Rusët apo çdo gjë tjetër?! Ky individ përdoret dhe nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes, por ai është produkt i shprehjes së dhunuar.
Në këtë linjë ishte edhe Enkelejd Alibeaj: “Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe me figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokratëve do të përdorej dhunë, madje mund të derdhej edhe gjak. Gjuha e urrejtjes se Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë prandaj dhe e braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!”- shkruan Alibeaj duke publikuar një video me deklarata të Berishës para proteste dhe pamje nga protesta e 8 Janarit”.
Në vitin 2022 protesta e 8 Janarit ishte e frymëzuar nga e drejta për të gjetur një mbështetje në liri dhe prosperitet. E njëjta gjë ndodhi në Janar 2021 në USA. Ndërkohë në Shqipëri do të jetë më e egër në tetor. Nuk pajtohet aakush me Soros që kërkon të shtypë Shqiptarët dhe të ngrejë politikanë që mund t’i përdorë nëpër botë si Veliaj, Rama, Bushka në vende si Sri Lanka, Kongo apo edhe Ukrainë.
Por Soros është antiAmerikan dhe ai kurrë nuk do të sjellë zgjidhje të mira për Amerikën. Ai ka thpnë se supremacia Amerikane është kërcënimi më i madh për botën sot. Ndërkohë që supremacia Amerikane bazohet vetëm në vlera dhe kushtetutë. Supremacia Amerikane është në parime të demokracisë. Soros kërkon të shkatërrojë lidhjen mes Amerikanëve me kushtetutën. Ai kërkon të zhdukë “Ëe the people”.
Dokush mund të pyesë se si ndryshoi Amerika, nga një vend që dhunon të drejtat e kombeve sipas interesit politik, në një lëvizje politike ku mbrohen interesat e kombeve. Ndërkohë që Soros vazhdon me pushtimin mediatik dhe ideologjik kur thotë se sovraniteti i shteteve duhet mbikqyrur nga një ligj ndërkombëtar dhe nga institucione ndërkombëtare, pra OKB. Kjo organizatë ndërkombëtare është një dështim total dhe është treguar në Srebrenica dhe Ruanda.