Përmbytjet në Vlorë/ Banorët: Jemi në qiell të hapur, askush s’ka reaguar!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e kalasë në Vlorë, për shkak të rënies së gurëve nga një shkëmb në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit.

Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet pasi janë në qiell të hapur.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …