“Poshtë diktatura!”/ Marshimi i protestuesve nuk ndalet në ditën e 92-të

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke vijuar brohoritjet e forta kundër kabinetit qeveritar.

Pjesëmarrësit në tubim po kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimin e të gjithë klasës politike. Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit i kanë përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta edhe me strukturat e drejtësisë, duke kërkuar prej tyre veprime konkrete dhe hetim të pandikuar ndaj pushtetit.

Në mënyrë të organizuar dhe me thirrje të pandërprera, protestuesit e qytetarëve ka përsëritur njëzëri parullat kryesore të rezistencës: “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”.

About Krye Redaktor

Check Also

30 Gusht/ Dita Ndërkombëtare e të pushkatuarëve dhe të zhdukurve!

Shkelqim Hysaj Lepenica Sot Shqipëria duhet të përkulet me respekt para mijëra shqiptarëve që komunizmi …