Sëmundja e pashërueshme e Ramës

Petrit VASILI

Pangopësia, hernia në tru e Edi Ramës!

Edi Rama vuan nga pangopësia malinje, që është bërë hernie ne trurin e tij.

Simptomat e kësaj hernie te trurit te tij janë se është: i pangopur me pushtet, i pangopur në ligësi, i pangopur me rrëmbimin e taksave, pronave dhe të të drejtave të njerëzve të thjeshtë.

Hernia, që operoi Edi Rama ca ditë më parë nuk është shërim për të.

Kolegët buzëqeshur, që fotografohen me të ose edhe intervistohen nga Edi Rama, që si i pangopur rrëmben edhe zanatin e gazetarit, nuk ja zgjidhën dot problemin më të madh që ka, hernien e trurit nga pangopësia.

Mjeksia nuk ka as instrumente, as aparatura për ta shëruar këtë lloj hernie.

Këto instrumente për të shkulur hernien e pangopësisë në trurin e Edi Ramës i ka vetëm populli, sepse pasojat e saj bien vetëm mbi të.

Ndërkohë që i sëmuri Edi Rama u operua për një hernie inguinale një diagnozë nga më të zakonshmet dhe lehtësisht e trajtueshme dhe me nje ekip super serioz e te kualifikuar, mijra të sēmurë të tjerë nuk marrin dot as barna dhe as shërbime, po në atë spital dhe po në atë ditë kur u operua Rama.

Por i pangopuri Rama nuk shqetësoheg sepse ai është pacient i VIP i klasit të parë dhe jeta e shendeti i tij vlejnë shumë, ndërsa të tjerët janë njerëz të thjeshtë jeta e të cilëve nuk ka asnjë vlerë.

Nerëzit e thjeshtë mund të torturohen per ilaçe dhe trajtime, që nuk i marrin kurrë pavarsisht se i kane paguar taksat lek më lek, ndërsa Edi Rama trajtohet gratis fët e fët ne spitalin publik.

Njerëzit e thjeshtë, që i kanë paguar taksat lek më lek detyrohen të shkojnē masivisht në spitalet e klinikat private dhe 60% të parave për kurimin e tyre i nxjerrin nga xhepi i tyre i varfër, në një kohë që Edi Rama u premtoi shëndetësi falas.

Hernia pa shërim e pangopësisë në trurin e Edi Ramës, ky është problemi dhe protesta mbarëpopullore është kirurgjia e vetme politiko- sociale për këtë sēmundje.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali! Bashkia e Durrësit, 3.1 milionë euro fonde për një palestër dhe…

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar masakrën financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit që …