Trump rikthehet me tubim aty ku i shpëtoi atentatit: Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri

Gati tre muaj pas atentatit të tij të parë, ish-presidenti Donald Trump u kthye në Butler, Pensilvani për t’u premtuar mbështetësve të tij fitoren në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

“Doja t’ju thoja se u ktheva në Butler pas tragjedisë për të dhënë një mesazh të thjeshtë për popullin e Pensilvanisë dhe popullit të Amerikës. Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri më të fortë dhe më të bashkuar. Ne do ta bëjmë Amerikën një vend të mrekullueshëm dhe do të fitojmë zgjedhjet”, tha Trump.

Trump nderoi Corey Competore, zjarrfikësin që u vra nga të shtënat e korrikut.

Ish-presidenti bëri edhe disa premtime të rëndësishme për amerikanët gjatë fjalimit. Ai u zotua për përgjysmim të çmimeve të energjisë dhe ulje të mëdha taksash. Trump gjithashtu premtoi se SHBA-ja do të shkojë në Mars para përfundimit të mandatit të tij të dytë, nëse ai rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë. Për të arritur këtë qëllim ish-presidenti u mbështet tek shefi i Teslas Elon Musk i cili ftoi amerikanët të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

Me vetëm 1 muaj deri në votën e amerikanëve, sondazhet tregojnë Trump dhe Kamala Harris në një garë të ngushtë në Pensilvani, një shtet i cili shihet mjaft i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit.

About Redaksia

Check Also

Putin pranon propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai është dakord në parim me propozimin …