Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit, s’na stepin kundër këtij pushteti!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti thotë se Rama ka xtreguar se është i aftë të asgjësojë këdo që e pengon në mbajtjen e pushtetit të tij.

Në një intervistë për gazetarin Ermal Riza më pak se dy orë nga protesta kombëtare, Alizotë thotë se asgjësimin e ka treguar përmes arrestimin të liderit të opozitës me dosje të stisur, ashtu sikurse burgosjen e Salianjit pse denoncoi publikisht krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.

Sipas Alizotit, sot qytetarët kanë të gjitha arsyet për të protestuar, dhe jo të bëjnë opozitarizmin përballë pushtetit me zgjedhje të tilla si, braktisja e Shqipërisë.

“Rama ka treguar së është i aftë të asgjësojë këdo. Ka arrestuar një deputet, i cili deri më tani s’ka marrë asnjë pushtet. Është një protestë për demokratët, opozitëarët, kush nuk del sot , tregon dobësi. Është shpopulluar vendi, të rinjtë nuk krijjnë familje këtu.

Shqiptarët kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me zgjedhjet e tyre. Kanë ikur, kriza është aq e madhe sa ngjan si luftë. Korrupsioni është aq i madh, aq i madh është dëmi në ekonomi që ky pushtet i ka kushtuar vendit. Si mund të përjashtosh 24 deputetë, ata vijnë nga populli dhe votuesit. Në Evropë e Mesdhe ka përplasje të mëdha dhe është normale. Me këtë Rama e ka sfiduar opozitën, dhe kjo s’duhet të na stepë.

PD është një parti e djathtë dhe këtij vendi këtu ia kanë sjellë ndërkombëtarët. Ai që e ka mbajtur vendin larg BE është gjyshi dhe baballarët e këtij pushteti”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …