Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka lënë selinë e PL-së, së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie eci në këmbë t’iu bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.
Gjatë marshimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha se protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.
Sipas tij, qëllimi është “përmbysja e narkoshtetit” dhe “zgjimin e njerëzve për të rivendosur drejtësinë”.
“Pritshmëritë duken, bulevardi është plot, njerëzit janë të revoltuar. Reagimi i tyre është i qartë dhe të vijojë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste.
Objektivat përfshijnë përmbysjen e narkoshtetit, narko-ekonomisë që për të favorizuar importuesit ka bërë politika të qëllimta për të goditur prodhimin vendas.
Zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë sidomos pas dënimit politik të deputetit Ervin Salianji.
Ky regjim korrupton ndërkombëtarët, kur blen një drejtor kaq të lartë stë FBI-së, këto të tjerët janë më të lehtë për t’u blerë, tha Meta ndër të tjera”, tha Meta.