Mijëra protestues të revolutuar nga qeverisja e Edi Ramës, pas përplasjes me policinë te Kryeministria janë zhvendosur në një tjetër drejtim. Protestuesit hedhin parrulla “poshtw diktatura”!
Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore.
Nga fishekzjarrët kanë marrë flakë edhe disa prej pemëve në bulevard, ndërsa janë fikur nga policia.
Drejtuesit e PD dhe turma e mijëra protestuesve të cilët po lëvizin në drejtim të unazës.
Nuk dihet se si do të vijojë intenerari i protestuesve.