34 milion euro për zgjerimin e vetëm 6 km në autostradën Tiranë-Durrës!

Nën qeverisjen e Edi Ramës, rrugët në Shqipëri vazhdojnë të shtrohen me ‘florinj’.

Në një tender të fundit, pak më pak se 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të japë 34 milionë euro vetëm për zgjerimin e 6 kilometrave rrugë në autostradën Tiranë-Durrës.

Punimet pritet të bëhen brenda dy vitesh, ndërkohë që nuk ka asnjë transparencë në lidhje me tenderin e dhënë.

Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit.

Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.

Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.

About Redaksia

Check Also

Përgatitet skenari për lirimin e Erion Veliajt nga burgu

Belind KELLIÇI Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, përgatitet skenari për lirimin …