Salianji mesazh me shkrim dore nga qelia e burgut: Ata po korrin frikën që mbollën vetë!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji iu është drejtuar me një mesazh nga qelia e burgut demokratëve dhe qytetarëve vetëm pak orë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita.

Salianji shkruan se në këtë orë, ata (duke iu referuar Qeverisë) po korrin që mbollën vetë. Sipas ish-deputetit demokrat, mazhoranca mendoi se do i frikësonte me arrestimin e tij, por i forcoi më shumë dhe se qëndresa e opozitarëve është shpërbërja e tyre.

Salianji shkruan se më tej se ë humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë. Ndërsa sipas tij, të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Ai iu bën thirrje qytetarëve që të reagojnë, pasi sipas tij, populli shkund çdo tirani.

Mesazhi i plotë

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …