Shqiptarët janë në hall për copën e bukës! Dikur frigoriferi ishte plot me mish, sot gjen vetëm një bidon kos…

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës kombëtarë të opozitës e thirrur. Qindra prej tyre janë pensioniste, studentë dhe qytetarë të shtresës së mesme.

Në prononcimet e tyre për Syri Tv shumica e tyre kanë vënë thkesin te varfëria që ka pllakosur vendin.

Një prej qytetarëve ka folë për Ermal Rizajin ka pohuar se shqiptarët janë në hall për copën e bukës, qeveria vjedh dhe është e mbështetur të bandat dhe krimi.

“Po vjedhin shqiptarët, po shpopullojnë vendin. Berisha ka premtuar pesnion jo më të vogël se 250 mijë lek të vjetra. Rama ka shtuar vetëm 4-mijë lek, me cilët tallet ai, tallet me shqiptarët? Ai është në shërbim të sërbeve dhe gjithë armiqve të tjerë të shqiptareve. Ai e di shumë mirë çfarë ka bërë PD në qeverisje, revolucionin në arsim, kulturë, bujqësi, është një dryshim shumë i madh, ne e dimë si ka ndodhur. Dikur ishte frigoriferi plot me mish, sot gjen vetëm një bidon kos. Nuk do të ketë kollaj Edi Rama”, tha qytetari.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …