Prej dy orësh, po zhvillohet protesta e opozitës, e cila është shpërndarë në institucionet kryesore të vendit.
Në momentin që turma është ndarë në dysh dhe një grup protestuesish ka shkuar te Bashkia e Tiranës dhe ka filluar përplasja me forcat e policisë dhe është hedhur gaz lotsjellës Erion Veliaj, i cili ka qëndruar në zyrë, duke menduar që nuk do të ketë pjesëmarrës dhe protestues, i trembur nga numri i madh i protestuesve dhe nga molotovët në hyrje të Bashkisë ka hyrë në banjë, raporton CNA
Mësohet se ka qenë një gardist i cili para pak çastesh ka shkuar ta nxjerrë zdromsin e Tiranës nga tualeti.
I lagur Veliaj ka kërkuar ndërresat. Duket më i tmerruar dhe i trembur se kurrë. Veliaj ka kuptuar se tashmë nuk ka kthim pas. Protestat pritet të vazhdojnë.
Ai është një nga përgjegjësit kryesorë të tyre për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes, për shkak të dosjes 5D dhe dosjes famoze të inceneratorëve, teatrit dhe shumë skandaleve të tjera.
Me mijëra qytetarë janë mbledhur para Bashkisë, pasi kanë lëvizur nga Kryeministria drejt institucioneve të tjera. Tashmë nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të ndërrohet në zyrë apo do ta marrin, ta çojnë në shtëpi të lahet.