Berisha: Rinia ishte dje fytyra e vërtetë e mosbindjes civile! Njerëzit e lirë në mbarë botën janë me ne

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi prezencën e të rinjve gjatë mosbisbindjes së djeshme e cila u përhap në të gjitha rrugët e Tiranës.

Berisha tha se, rinia ishte dje fytyra e vërtetë e mosbindjes sonë civile. Njerëzit e lirë në mbarë botën janë me ne’, u shpreh Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

“Njerëzit e lirë në mbarë botën janë me ne.

Mosbindja civile e djeshme ishte kryelajm në të gjitha mediat e mëdha të Europës dhe botës.

Ishte mesazhi i shpresës për çdo shqiptar.

Ishte mesazhi i shpresës për çdo mik të Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në Europë dhe në botë.

Kam mirënjohje për secilin, por në mënyrë të veçantë për ata gjimnazistë, ata studentë, të rinj dhe të reja që ishin dje energjia e pashtershme.

Ishin dje guximi i pamposhtur.

Ishin dje fytyra e vërtetë e mosbindjes sonë civile.

Angazhimi juaj është garancia më e madhe e fitores sonë të shpejtë.

Garantoj se PD, përparësi absolute do ketë ju, të ardhmen tuaj, pa të cilën Shqipëria nuk mund të ekzistojë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …