Paketa e maleve/ Berisha: Rama po shkon si hajdut për të ngjallur armiqësi dhe vëllavrasje!

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te plani ogurzi i Edi Ramës për të dhënë me 1 euro tokat në malet e Shqipërisë, duke e quajtur ‘paketa e maleve’.

Berisha tha se, Rama po shkon si hajdut për të ngjallur armiqësi dhe vëllavrasje pasi kërkon të shpallë poseduesit si pronarë.

Berisha: Të dashur miq, përsëri kreu i krimit, në një aktet e para sapo erdhi në pushtet, anuloi ligjin në të cilin investimet në zona malore liheshin 8 vite pa taksa.

Dhe ai duke i parë këta banorë si armiq, e hoqi menjëherë këtë.

Investimet e tij në zonat malore nuk bëhen jo sa tuneli i Llogarasë, kurrën e kurrës, por as sa ka vjedhur ai në tunelin e Llogarasë.

Pas 11 vitesh, kryehajduti u kujtua paketën e maleve.

Dhe përsëri po shkon si hajdut sepse për të ngjallur armiqësi, kërkon të shpallë poseduesit pronarë.

Edi Rama, mos fut vëllavrasjen, larg duart.

Toka ka çmimin e tregut.

Toka ka çmimin e tregut.

Nuk je ti pronar i tokës së të tjerëve për pazaret e tua.

Hiq dorë!

U them atyre që duan të investojnë se 8 vite do i kenë të garantuara, por pronën e tjetrit mos e prekni.

Larg duart nga prona e tjetrit.

Nuk jemi shteti i hajdutëve, nuk jemi shteti i bandave, por jemi shtet i ligjit, i të drejtës dhe do ecim gjer në fund si të tillë.

Edhe njëherë një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve të kësaj platforme që me fjalën e lirë i kallin datën Edi Ramës.

Përshëndetje atyre që morën pjesë në cunamin e mosbindjes civile.

Parlamentarëve që ia nisën të parët betejën Edi Ramës dhe narkoparlamentit.

Beteja të ardhshme së shpejti na presin, na ftojnë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …