Bardhi i përgjigjet Peleshit: Dhunuesit e shesin veten si viktima, nuk ka dialog me ata

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur homologut të tij socialist, Niko Peleshi. Ky i fundit, në një deklaratë për mediat, u shpreh se deputetët e PD, Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu kanë cenuar fizikisht deputetin e PS, Milva Ekonomi, dhe për këtë arsye, ka kërkuar dialog. Bardhi shkruan se me dhunuesit nuk mund të ketë dialog.

“Kurrë s’ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.

Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë radha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar-Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombëtar”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …