Fatmir Xhafaj tregon se me sa vite burg është dënuar vëllai i tij në Itali si trafikant droge

Fatmir Xhafaj  ka folur për rastin e vëllait të tij Geron Xhafaj për akuzat si pjesë e trafikut kriminal.

Sipas Xhafajt, vëllai i tij është ndaluar në vitin 2002 nga autoritetet italiane dhe ka qëndruar një muaj në burg dhe më pas është dëbuar nga autoritetet italiane të cilët, Xhafaj thotë se i kanë thënë ik.

“Vëllai në vitin 2002 është ndaluar nga autoritet italiane është akuzuar si pjesë e trafikut kriminal ka qëndruar një muaj më pas është dëbuar nga italianët i kanë thënë ik. Ai ka marrë pjesë me avokat në procesin gjyqësor. Është dënuar nga apeli me 7 vjet e 2 muaj mos gabohem. Kishte ekspuls, avokati e dinte që ishte dënuar me burg, atij nuk i erdhi letra”, tha Xhafaj.

Më tej, Xhafaj foli për audio-regjistrimin.

“Është marrë mostra e zërit në 3 pjesë nga ekperti kriminalist nuk është marrë në rrugë. Nuk është zëri i tij i pakuptueshëm është audio e zërit e pakuptueshme. Sepse audio-divdia që u dorëzua ishte për efekt televiziv nuk u dorëzua “stilolapsi” origjinal”, deklaroi Xhafaj.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA dhe kreut të opozitës, Berisha

Prindërit e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u ther me thikë në shkollën “Fan Noli” …